
Fletë lajmërimi i vdekjes së Mimoza Kasës
ELBASAN– Një grua 47-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga autobusi me të cilin po udhëtonte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tregan. Viktima është Mimoza Kasa, e cila ka qenë duke u kthyer nga puna me autobus kur është rrëzuar nga dera e tij, pas lëvizjeve të rrezikshme që shoferi i bënte automjetit.
Policia ka njoftuar se shoferi i autobusit, Dritan Pasha, është arrestuar pasi ka kryer manovra të rrezikshme që janë bërë shkak për vdekjen e gruas.
Mësohet se viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Pas rrëzimit të saj, ajo është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë dot për shkak të plagëve të marra dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.
“Është arrestuar D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, ka njoftuar policia.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.