Elita Rudi ndan foton e papublikuar me Gjikon
Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet e preferuara të showbizit shqiptar. Pas një lidhje disa vjeçare, ata i dhanë fund beqarisë në shtator të vitit 2018. Tashmë ata janë prindër të dy fëmijëve. Pas Zërit, pak javë më parë Elita solli në jetë vajzën e tyre, Botën.
Ata kanë treguar se takimi i tyre i parë ka qenë në prapaskenat e një koncerti në vitin 2016.
“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa gerë takimin , thoja ‘Jo nuk dua ta takoja’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetur 8 orë bashkë”, është shprehur Elita.
Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instastory”, krahas pyetjeve të ndryshme për fëmijët e saj, dikush i ka kërkuar të tregonte një fotografi me Gjikon që nuk e kishte postuar më parë. Në këtë foto ata shihen të rinj dhebpara se të martoheshin.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.