
Elvana Gjata
Këngëtarja Elvana Gjata, pritet të publikojë së shpejti projektin e ri muzikor, të cilin e ka zbuluar sot bashkë me titullin e këngës.
Ditën e sotme këngëtarja Elvana Gjata ka ndarë për publikun detaje nga kënga e re, në llogarinë e saj në “Instagram”.
Ajo ka ndarë dy foto ku jo vetëm tregoi pamjen e saj në videoklip por dhe titullin që do mbajë kënga.
Kënga e saj e re do mbajë titullin “Loti” ku besojmë se do të ketë të njëjtin sukses, që pati dhe kënga e publikuar pak kohë më parë, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe u kthye menjëherë në hit.
Elavana Gjata u rikthye në muzikë me këngën e saj të fundit “Thirr” të cilën e publikoi pikërisht në ditën e saj të lindjes 3 Shkurt, pas një shkëputje të marrë nga muzika.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.