
Erion Veliaj plas bombën: Të pavaksinuarit nuk do të hyjnë në stadium dhe koncerte
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka deklaruar se vaksinimi do të jetë kusht për pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme.
Lajmin Veliaj e dha gjatë vizitës në familjen Trimi në Ndroq, banesa e së cilës u rindërtua pas tërmetit. Ai u shpreh se hyrja në stadiume, në koncerte, në evente do të lejohet vetëm për personat e vaksinuar, ndërsa tha se vetëm në këtë mënyrë Tirana do të hapet 100%.
“Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.