Erion Veliaj quan rrugaçë banorët të cilët po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre te “5 maji”
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pak më parë në lidhje me rezistencën e banorëve në lagjen “5 Maji” që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24”, Veliaj u shpreh se gjatë punës së tij, ai punonte 99 njerëz të mirë dhe një rrugaç.
Veliaj tha më tej se fajin e kishte gazetari i cili u kishte drejtuar mikrofonin personave që sipas tij janë me precedentë penalë.
“Unë jam nga ato që punoj përditë me 99 njerëz të mirë dhe një rrugaç. Dhe kjo nuk më shqetëson, ka organe që merren me kërcënimet. Personazhe që janë objekte të OFL-së, kur ti vendos mikrofonin dikujt që në televizionin tënd e ke nxjerr si peshkaqen fajdesh, dhe pasi OFL të dy vëllezërit Marku u ka konfiskuar makinat, një gazetar serioz duhet të mendojë se kujt po ja vendos mikrofonin, se krejt papritur sot nuk foli as Presidenti dhe as kryeministri, por dy kriminelë u bënë lajm kryesorë në televizione. Partia më e rëndësishme është familja, buka jote. Kanë kontratën për të marrë bonusin e qirasë derisa të marrin metrat katrorë aq sa i kanë, në banesat e reja.”– tha Veliaj.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.