Ermal Meta do të japë koncert më 26 korrik në stadiumin “Air Albania”, Veliaj: Biletat janë falas

Koha e leximit1 minuta, 18 sekonta

TIRANË– Koncertin e parë pas pandemisë, do ta realizoi këngëtari Ermal Meta më datën 26 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Koncerti është në datën 26 Korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime,” ishin fjalët e Ermal Metës.

Lajmin ai e ka bërë të ditur gjatë një bisede online me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehu se ky do të jetë koncerti i parë në stadium dhe mënyra më e mirë për hapjen e stinës së koncerteve. Gjithashtu ai përmendi eksodin, ku shumë shqiptarë u larguan drejt Italisë.

“Do jetë koncerti i parë në stadium. Jam shumë i lumtur që e hapim stinën e koncerteve, por jam i sigurt që edhe Fabrizio është shumë i lumtur, sepse kanë kaluar plot 30 vjet nga eksodi, momenti ku shumë shqiptarë lanë vendin e tyre për të filluar një jetë të re në Itali, në kushte jashtëzakonisht të vështira, disa me anije, disa me gomone dhe ti je një histori suksesi i atij eksodi,” tha Veliaj.

Ndër të tjera, Veliaj njoftoi që biletat e koncertit do të jenë falas për të gjithë dhe do rezervohen përmes një faqeje.

“Do hapim një faqe ku njerëzit mund të rezervojnë biletën fizikisht, por vetëm për të rezervuar vendin, pasi na duhet të respektojmë rregullat anticovid. Koncerti do të jetë falas, falë bashkëpunimit edhe me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit,” deklaroi Veliaj.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Kryeministri italian: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinat nuk janë efektive
Next post Hapet rruga për lëvizjen e autobuzëve Shqipëri-Greqi, dyndje në pikën kufitare të Kakavijës