
Ermal Meta
TIRANË– Këngëtari Ermal Meta ka njoftuar se koncerti që do të mbajë në Tiranë, do të zhvillohet në datën 17 shtator.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai u shpreh se koncerti do të zhvillohet tek stadiumi “Air Albania” dhe biletat do të jenë falas. Meta premtoi se me të gjithë fansat e tij do krijojnë një kujtim të bukur.
“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne gjithashtu do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në story: Ju pres!”, shkruan ai.
View this post on Instagram
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.