“Është sikur të jetë festa e Vitit të Ri”, Spanja heq gjendjen e jashtëzakonshme

Koha e leximit53 sekonta

MADRID– Shteti spanjoll ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në fuqi përgjatë 7 muajsh për të luftuar pandeminë.

Ata tashmë mund të udhëtojnë midis rajoneve dhe kjo i ka lumturuar dhe emocionuar shumë spanjollët, madje një 28 vjeçar e quan si festa e Vitit të Ri.

“Është sikur të ishte festa e Vitit të Ri. Ne jemi duke iu kthyer pak normalitetit, por duhet të kemi parasysh që virusi është ende përreth”, ka thënë 28-vjeçari Oriol Corbella në Barcelonë.

Ndërkohë edhe Argentina Enriquez, 37 vjeçarja meksikane ka shprehur emocion për të shkuar në fshat e për të takuar miqtë, për të luajtur kitarë dhe për të ecur.

“Vetëm të qenit bashkë… shumë emocionuese”, tha ajo.

Sipas mediave, heqja e kësaj mase do të çojë në më shumë liri, por edhe një “dhimbje koke” për 17 qeveritë rajonale të vendit, të cilat janë përgjegjëse për kujdesin shëndetësor, për shkak të kësaj gjendje mund të impononin masat që kufizojnë lirinë.

Njerëzit nuk lejoheshin të udhëtonin  që nga muaji tetor, me përjashtim të disa ditëve për Krishtlindje.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Këpudhat helmuese dyshohet se u morën jetën tre pjestarëve të familjes nga Gjilani; Dyshime e akuza ndaj mjekëve
Next post Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 nga 12 qarqe