Estetika në komunikim, në periudhën e metamodernizmit

Koha e leximit1 minuta, 8 sekonta

Estetika që në krijimin e saj, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe filozofëve më të mëdhenj të kohës për të kuptuar rëndësinë dhe kuptimin e saj. Studiues të shumtë e kanë lidhur atë me të bukurën, ndjesinë dhe preceptimin. Estetika në fillimet e saj iu referua artit, ku njeriu shihte aty të bukurën.

Periudha të ndryshme sollën pikëpamje të ndryshme për këtë term. Filozofët për ta kuptuar më mirë termin studiuan artin, sa edhe sot për të kuptuar çfarë është “estetika”, pyetja është “çfarë është arti?”.

Përpos rëndësisë që mori në art, estetika pati një zhvillim të vrullshëm edhe në komunikim. Ky zhvillim u vu re me lindjen e mjeteve të reja të komunikimit dhe rrjeteve sociale. Larmishmëria dhe intensiteti i komunikimit bëri që estetika të pësojë zbehje.

Stefan Bartezzaghi, në librin e tij, vuri në dukej se ligjërimi i mediave ka një element të tillë të theksuar te banaliteti. Kjo sipas tij, shkakton një humbje të origjinalitetit dhe vërtetësisë. Po ashtu, shkurtimi i gjuhës në komunikim pohon autori, do ta çojë atë drejt shkatërrimit.

Në këtë punim ne do të trajtojmë estetikën në komunikim në periudhën e metamodernizmit. Do të bëjmë një pasqyrim dhe analizë nga studiues kryesisht të huaj, për të definiciuar termin në kontekstin komunikativ dhe ndryshimi i saj me mjetet e reja teknologjike.

LEXO KËTU: “Estetika në komunikim, në periudhën e metamodernizmit”

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Arrestohet reperi i njohur në aeroport
Next post Përfshihet nga zjarri një dyqan në Durrës