“Fenomeni” Ismail Morina; Procedohet 28 vjeçari që ngriti flamurin e PD-së në Tropojë

Koha e leximit1 minuta, 20 sekonta

TROPOJË– “Fenomeni” Ismail Morina ka ndodhur ditën e djeshme në takimin elektoral të PS-s, gjatë fjalimit të kandidatit për deputet Petrit Malaj.

Një 28 vjeçar me iniciale A.G ka valvitur flamurin e PD-s me dron duke bërë që për këtë veprim të procedohet penalisht.

Pas këtij veprimi deputeti Petrit Malaj, ka publikuar një video ku shprehet se ky veprim ishte thjesht një provokim dhe se takimi nuk u ndikua nga ajo që ndodhi.

“Kjo është përgjigjia ime, ndaj provokimit të sotëm, dhe gjithë “portaleve” dhe personave dezinformues, të cilët kanë për qëllim vetëm të gënjejnë qytetarët Tropojan dhe mbarë Shqipërinë, duke nxjerrë pamjet e sotme të pjesshme dhe pa zë. Ky takim, jo vetëm që nuk u ndikua nga disa çapaçul, por ishte një organizim madhështor nga të rinjtë tropojan me vizion të ri, larg nga e vjetra dhe me sytë nga e ardhmja e tyre, duke lënë pas, militantizmat dhe tifozllëkun e verbër politik!

“I vetmi shpend që e merr guximin ti bjer në qafë shqiponjës, është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon ti çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. Thjeshtë hap krahët dhe fillon të fluturoj lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit. Mos humb kohë me njerëzit e pavlerë, ngjitu në nivele të larta dhe ata do të zhduken vetë. Kjo është mënyra më e mirë për ti hequr qafe sulmet e kota nga njerëz të kotë”.

https://www.facebook.com/watch/?v=720154265344837

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Biznesi i “fshehtë” pas bananeve; Sekuestrohen 200 pako kokainë në Durrës
Next post Minatorët përballë historisë dhe Elton Debreshit; Basha u premton statusin e munguar