Fero dhe Arbenita bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin dhe gjininë e bebit
Arbenita dhe Fero janë bërë prindër për herë të parë.
Mëngjesin e ditës së sotme, Arbenita ka sjellë në jetë vajzën e tyre. Ajo ka postuar një foto në “Instastory”, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen e sapolindur. Fytyrën e saj ajo e ka mbuluar me një zemër, për të ruajtur privatësinë e vajzës.
“24.04” shkruan Arbenita krah fotos, duke treguar ditën e ardhjes në jetë të vajzës.
Ndërkohë Fero ka postuar në “Instagram, një foto familjare, ku dhe ka zbuluar emrin e vajzës. Emri i saj është “Nina”. Ai dhe Arbenita duken që i kanë syt me lot nga gëzimi. Gjithashtu Fero ka publikuar foton e dorës së vajzës, ku janë shënuar të gjitha të dhënat e lindjes. Nina ka lindur në orën 1:31 pas mesante dhe peshon 3610 g.
https://www.instagram.com/p/COC-yjwh6pF/?igshid=wkdalnv3armv
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.