
Pamje nga falja e Namazit në sheshin Skëndërbej
TIRANË– Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Shqipëri, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit.
Qe herët ne mëngjes, mijëra besimtare ndryshe nga një vit më parë që për shkak të pandemisë faljen e namazit të Kurban Bajramit e kanë bërë në xhami nën masat kufizuese, këtë të martë ato kane falur namazin në sheshin Skëndërbej.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.
“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.
‘Zoguu.al‘ uron të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.