FIER/ Digjet një automjet i parkuar në garazh, evakuohen banorët e pallatit

Koha e leximit50 sekonta

FIER– Një automjet i parkuar në garazhin e një pallati është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në lagjen “1 Maji” dhe mësohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit T.H.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrëfikëset, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve të kateve të para të pallatit.

Policia njofton se janë djegur edhe disa goma që ndodheshin brenda parkimit.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit. Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post DIVJAKË/ 61-vjeçari rrëzohet në kanal dhe humb jetën
Next post COVID-19/ Asnjë viktimë dhe 2 raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit në vend