
Foto ilustruese
FIER– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 13:45 në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një makinë ka përplasur një motorr dhe si pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën.
Në fshatin Zharrëz, Patos, automjeti tip “Opel” i drejtuar nga shtetasi E.S, 33 vjeç, banues në Patos, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A.H, 50 vjeç, banues në fshtin Zharrëz.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Gjitjashtu po punohet për zbardhjen e çështjes.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.