FIER/ Zjarrvënie e qëllimshme, kodrat me ullishte përfshihen nga flakët, rrezikohen 2 godina

Koha e leximit41 sekonta

FIER– Disa kodra me ullishte në fshatin Cipllak të Libofshës në Fier, janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

I favorizuar nga era që fryn, mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi duke shtuar rrënjët e djegura të ullinjve.

Djegia e mbetjeve pas korrjes së grurit po rrezikon që të përfshihen nga flakët gjithashtu edhe dy godina në afërsi të fshatit Topojë në Fier, por që mendohet të jenë të pabanuara.

Kryeplaku i fshatit Cipllak, Zabit Shkreli, u shpreh se gjysma e fshatit është prekur nga zjarri. Ai tha se vetëm një zjarrëfikëse kishte mbërritur në vend, ndërsa punën më të madhe për të shuar flakët e kanë bërë banorët. Shkreli tha se do kërkojnë dëmshpërblim pasi toka e djegur është e mbledhur nga fermerët e fshatit.

Mendohet që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Me pozat sensuale, Fifi paralajmëron projektin e saj të ri muzikor
Next post Sulmet në veri të Kosovës, Vjosa Osmani: Tendencë ruso-serbe për destabilizim të rajonit, ndërkombëtarët të ndalojnë regjimin e Vuçiç