“Fike moj telefonin”, shefi i Komisariatit të Divjakës bën për spital një shtetase
Koha e leximit39 sekonta
DIVJAKË– Shefi i Komisariatit të Divjakës është denoncuar për dhunë nga qytetarja Elsa Bita.
Kur ka qenë duke filmuar, ajo ka thënë se i kanë prerë rrugën katër persona, përfshirë dhe kreun e policisë, i cili i ka thyer kyçin e dorës së majtë dhe telefonin.
“Fike moj telefonin”, janë fjalët që dëgjohen në video.
Për këtë rast ka reaguar dhe ministria e brendshme, e cila tha se po kryhen veprimet hetimore për rrethanat e ngjarjes.
Gjithashtu me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një hetim administrativ.
Video e publikuar nga 'BallkanWeb'
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.