
Fillojnë “ethet” e 25 prillit; Nis sot fushata elektorale
Koha e leximit29 sekonta
TIRANЁ- Ditën e sotme nis fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Dy forcat kryesore politike PD dhe PS, do të hapin fushatën e tyre nga 2 sheshet kryesore të kryeqytetit.
Demokratët kanë zgjedhur për hapjen e fushatës sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00, ndërsa socialistët kanë zgjedhur sheshin “Skënderbej” në orën 18:00.
Partia Demokratike ka krijuar koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të pranishëm do të jenë 222 kandidatët e “Aleancës për Ndryshim”.
Ndërsa Partia Socialiste do të ketë të pranishëm 153 kandidatët që garojnë në 12 qarqe të vendit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.