Formësimi i opinionit publik nga palët për situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë, për periudhën Shtator 2021–Janar 2022

Koha e leximit1 minuta, 24 sekonta

Nga Xhesjon Zogu

Partia Demokratike pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpalljes “non-grata” të ish-kryetarit dhe themeluesit të saj, Sali Berishës, hyri në një vetëshkatërrim të pashmangshëm. Pas presioneve ndërkombëtare të pretenduara nga kryetari aktual, Lulzim Basha, ky i fundit vendosi të largoi Sali Berishën më 9 shtator 2021 nga funksionet e kësaj partie deri në zgjidhjen e çështjes. Menjëherë pas kësaj ish-kryeministri aktivizoi të ashtëquajturën “Foltore” e cila çoi në krijimin e grupeve të reja brenda partisë dhe nxitjen e protestave. Lufta midis “titanëve” të partisë, midis të “resë” dhe të “vjetrës”, e çoi Partinë Demokratike drejt ndarjes në dy pjesë. Kjo ndarje u finalizua akoma më shumë, pas protestës së dhunshme të 8 janarit 2022 dhe fill pas kësaj përjashtimit të përhershëm të Sali Berishës dhe 8 deputetëve të tjerë nga Partia Demokatike.

Pas këtyre hidhje-pritjve, Partia Demokratike u rreshtua në 2 anë, një pjesë me Lulzim Bashën dhe një pjesë me Sali Berishën. Opinionistët u ndanë në pro dhe kundër, dhe më shumë se sa një luftë politike, kjo përballje duket se mori ngjyrime të ndryshme, interesash, të servirura me anë të propagandës së dyanshme. Nga të dyja polet partiake përdoren propaganda dhe metoda të ndryshme për të manipuluar anëtarët apo masën e gjërë me qëllim mbrojtjen e ideve të tyre, të cilësuara politike dhe pozitive.

Po ashtu, skandalet e njëpasnjëshme dhe ndarja partiake, ka ndikuar shumë në komunikimin e tyre me gazetarët dhe publikun e gjërë. Ne shohim një prezencë të shtuar në televizion dhe vazhdimisht një luftë në rrjetet sociale për të arritur sa më shumë njerëz dhe për të përçuar sulmet ndaj kundërshtarit.

Lexo këtu hulumtimin e plotë (KLIKO KËTU)

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Zbulim i jashtëzakonshëm në Dibër! Gjendet shpella e mbushu me eshtra njeriu (VIDEO)
Alban Hoxha Next post Alban Hoxha: A ka ardhur koha të hamë pula të ngordhura?