
FOTO/ Luana Vjollca bëhet imazh i brandit botëror
Sukseset e moderatores së njohur, Luana Vjollca, kanë kaluar në nivele ndërkombëtare. Ajo është bërë imazh i brandit botëror “Collini Milano 1937”, që quhet ndryshe shtëpia e luksit në Itali.
Këtë lajm ajo e ka ndarë me fansat në rrjete sociale duke postuar disa foto të saj me veshjet e markës, ku dukej me një look me ngjyrë gold.
“Collini Milano” është një nga markat e preferuara të yjeve botërorë si Rita Ora, Ava Max, Anitta, Karim Benzema, Natalia etj.
Përpara pak javësh, moderatorja bëri të ditur se kishte realizuar endërrën e saj për tu bërë pjesë e “Sony Music Industry.
Gjithashtu Luana prej kohësh po bashkëpunon me “Philip Plein” ku dhe ka paralajmëruar një surprizë tjetër, por pa dhënë detaje.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.