
PARIS– Shteti francez ka marrë vendimin për të hequr shtetrrethimin gjatë natës dhe nevojën për mbajtjen e maskave në ambjentet e hapura.
Vendimi u mor pas përmirësimit të situatës së COVID-19 në Francë dhe shtimit të personave të vaksinuar. Lajmi i mirë u dha nga kryeministri Jean Castex, i cili njoftoi se heqja e maskave do të nisë nga dita e enjte, ndërsa heqja e shtetrrethimit gjatë natës do të nisë nga dita e diel.
Kujtojmë që ditën e martë, në Francë filloi vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 18 vjeç, ndërkohë mbi 58% e popullsisë së rritur të Francës ka marrë të paktën një dozë vaksine COVID-19.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.