
Franca lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, mund të udhëtojnë dhe qytetarët e pavaksinuar
PARIS– Shteti francez ka lehtësuar kufizimet për udhëtarët shqiptarë.
Tirana International Airport ka njoftuar se Franca e ka kaluar Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi, ndaj edhe të pavaksinuarit do të lejohen të udhëtojnë, mjafton të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
Gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë në Francë edhe shtetasit të cilët kanë marrë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ndërsa vaksinat e tjera nuk njihen.
Njoftimi:
Franca
Franca, nga sot, më 25 Qershor 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara.
Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.
Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:
- 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
- 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
- 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).
Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.