
Arkimed Lusha
Pak ditë më parë këngëtari Stresi ndau me ndjekësit se po punonte për të sjellë së shpejti bashkëpunimin me reperin anglez C Biz.
Ai ndau një video në rrjete sociale, ku dukej sëbashku me reperin në një studio muzikore, duke punuar në studio muzikore, dhe duke premtuar se kënga që do dalë do të jetë hiti i tij i rradhës.
Së fundmi vetë këngëtari ka zbuluar detaje të reja për klipin. “Sometimes I’m Feeling Good” është titulli i këngës që do publikohet së shpejti dhe fansat mezi po e presin.
Stresi ka sjellë vazhdimisht projekte të reja muzikore, ku ai më i fundit ka qenë bashkëpunimi me Getinjon që mban titullin “S’jom Dorzu”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.