Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

July 30, 2021

“Gëzuar me ëngjëjt”, në gjendje të rëndë shëndetësore, Çun Lajçi përkujton vajzën e ndjerë

3 min read

Çun Lajçi

Gjendja shëndetësore e aktorit kosovar Çun Lajçi është përkeqësuar për shkak të COVID-19 dhe ndodhet në repartin e Pulmonologjisë. Teksa qëndron i shtrirë në spital, ai përkujton vajzën e tij të vetme, e cila ka ndërruar jetë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Lajçi përkujton vajzën e ndjerë në ditën e saj të lindjes. Ai emocionon duke thënë se s’mundi të shkonte tek varri i saj për ti çuar lule. S’ka mundur për shkak të karantinës e tani s’mundet për shkak të sëmundjes.

Vajza e tij quhej Bubulina, ishte aktore dhe është ndarë nga jeta 4 vite më parë.

‘Gëzuar me ëngjëjt! A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma! Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!
Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!
Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!
Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!
P.s! Harrova! Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’ka marrë virusi për të tretën herë! Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani! Pulmologji, 02.05.2021′- shkruan Lajçi.

/Zoguu.al/