
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person ka humbur jetën nga COVID-19 dhe 21 persona kanë rezultuar pozitivë.
Prej dy ditësh nuk është raportuar asnjë humbje jete nga koronavirusi, por ditën e sotme një 77-vjeçar nga Tirana nuk ka arritur dot t’i mbijetojë virusit.
Ndërkohë gjithsej janë kryer 2807 testime dhe janë kofirmuar 21 raste të reja. Rastet e reja janë regjistruar në: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë dhe e kanë çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalet COVID aktualisht po trajtohen 41 pacientë, ku 6 prej tyre janë në terapi intensive.
Numri i personave të infektuar ka shkuar në 132,285 që nga fillimi i pandemisë dhe raste aktive janë 740. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në 2448.
Statistika (28 Maj 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,807
Testime totale 712,271
Raste pozitive 132,285
Raste të shëruara 129,097
Raste Aktive 740
Humbje jete 2,448
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 343
Korçë 91
Shkodër 82
Vlorë 40
Elbasan 36
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 27
Fier 18
Kukës 11
Durrës 16
Dibër 4
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.