
COVID 19
TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete nga COVID-19, ndërsa 15 persona kanë rezultuar pozitivë.
Nëpërmjet një postimi në “Fcebook”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë që gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë humbje jete nga COVID-19. Që nga fillim i pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë 2,447 persona.
Gjithsej janë kryer 2,691 testime dhe 15 persona kanë rezultuar të infektuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.
Në spitalet COVID aktualisht po trajtohen 43, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë Ministrja ka deklaruar që nesër Komiteti Teknik i Ekspertëve do të zhvillojë një mbledhje për lehtësimin e masave. Pavarësisht rënies së shifrave te infektimit, Ministria ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.