Gjatë 24-orëve të fundit raportohen 2 humbje jete dhe 14 raste të reja infektimesh me COVID-19

Koha e leximit48 sekonta

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar gjendjen e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. 2 qytetarë kanë humbur jetën dhe 14 persona kanë rezultuar pozitivë.

2 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19: 1 qytetar nga Tirana dhe 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç.

Gjithsej janë kryer 3366 testime nga të cilat 14 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit raportohen 81 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe rajone po trajtohen 43 pacientë, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbarojnë masat anticovid.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ministria e Arsimit publikon datat e vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar
Next post FIER/ Shpejtësi e madhe, përplasen 2 automjete dhe plagoset një grua