
Pamje nga aeroporti "Nënë Tereza"
BERLIN– Ditën e sotme, Gjermania ka hequr kufizimimet e udhëtimeve me Shqipërinë.
Udhëtarët shqiptarë mund të kalojnë në Gjermani edhe për arsye turistike, por për të kaluar, duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar me një vaksinat e njohura nga EMA (Pfizer, Moderna, AstraZeneca), që kanë kaluar më parë COVID-19 ose janë aktualisht negativë.
Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.
Udhëtarët që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, duhet të bëjnë testin për COVID-19 përpara nisjes së fluturimit.
Udhëtarët që kanë një dokument që konfirmon shërimin apo vaksinimin plotësisht me një prej vaksinave të njohura nga EMA, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e fluturimit nga Shqipëria në Gjermani.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.