
Montazh
TIRANË– Prokuroria e Posacme ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mos rihapur hetimin për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
GJKKO nuk e pranoi kërkesën e SPAK për rihapje dhe rigjykim të Mediut me argumentin se vepra është parashkruar dhe nuk është hetuar për 10 vjet.
SPAK ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Erjon Çela për Mediun dhe kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë, pranimin e kërkesës dhe nisjen e hetimit dhe gjykimit për ish-ministrin, i cili akuzohet si përgjegjës për shpërthimin e Gërdecit.
Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.