
Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin për lejet e protestave
TIRANË– Ditën e sotme gjatë një sence plenare, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Gjykatës së Apelit Shkodër për të shfuqizuar ligjin për marrje leje nga oraganet kompetente për protestat, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 e Kushtetutës.
Gjatë kësaj seance Gjykata e ka pranuar kërkesën dhe mori vendimin që të shfuqizohet shprehja “pa marrë më parë lejen nga oragani kompetent sipas dispozitave të veçanta”. Vendimi do të hyjë në fuqi 6 muaj pasi të jetë botuar në Fletoren Zyrtare.
Gjykata Apelit Shkodër i kërkoi Gjykatës Kushtetuese në janar të vitit të kaluar të shpallë antikushtetuese ndryshimet e kodit penal që konsiderojnë vepër penale protestat që organizohen pa leje. Ndryshimi i bërë në vitin 2017 Nenit 262 në kodin penal kërkon leje për organizim të protestave në të kundërtën dënohesh me gjobë ose me burg deri në një vit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.