
Ilustrim
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit la në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës në Tiranë, që u arrestuan për korrupsion në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi”,
Të arrestuar janë Gazment Canaj, që ishte në rolin e ndërmjetësit dhe Admir Burri, zyrtar i Kadastrës. Si fillim dyshohej për blerje votash, por nga hetimet u zbulua se kundrejt parave, Canaj dhe Burri do të nxirrnin dokumentet e pronësisë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për dosjen e “Budinit”.
Canaj e telefonon Admir Burrin për tu interesuar rreth dosjes dhe ky i fundit e siguron se cdo gjë është mbyllur.
“O Gazo, tani unë e kam edhe gurin edhe arrën në dorë. Për këtë praktikë janë bo të gjitha, janë për firmë në certifikatë. Mos zgjatemi shumë, Budini është një miliard përqind i mbyllur. Unë përderisa të thash “çun”, është mbyllur historia” i thotë ai gjatë bisedës duke nënkuptuar se çdo gjë ka mbaruar.
Biseda e përgjuar mes Gazment Canajt dhe Admir Burrit
Gazment Canaj: Anej je ti?
Admir Burri: Këtu, këtu, më ke te hipoteka
Gazment Canaj: Do e mbyllësh sot, e merr Budinin?
Admir Burri: Po, po, Budni është mbyllur muhabeti Gazo. Mos e diskuto atë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.