
Foto ilustruese
ATHINË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një grua ka ndërruar jetë pak minuta pasi është vaksinuar.
56-vjeçarja sapo kishte marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer dhe duhet të qëndronte 15 minuta brenda ambjenteve të spitalit. Gjatë kësaj kohe, gjendja e saj është përkeqësuar dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo nuk arriti të mbijetojë.
Ndërkohë pritet ekspertiza ligjore për të zbardhur vdekjen e papritur të gruas.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.