GREQI/ Sherr mes të burgosurve; 39-vjeçari shqiptar plagos me thikë grabitësin e njohur

Koha e leximit32 sekonta

39-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi është përfshirë në një sherr me  grabitësin Giannis Dimitrakis në burgun e Domokosë.

Gjatë konfliktit të tyre, shqiptari e ka goditur me thikë Dimitrakis, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht është shtruar në repartin neurologjik në Lamia.

Ndërkohë shqiptari u dërgua në Gjykatën e Lamias dhe më pas u rikthye në burgun e Domokosë.

39-vjeçari shqiptar është dënuar për vrasje e anëtar i një grupi kriminal, ndërsa Dimitrakis është dënuar vite më parë për grabitjen e një banke në Greqi dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste apo edhe pranë Agimit të Artë.

/Zoguu.al/

 

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Aktori i njohur bën publike fejesën me vajzën 42 vite më të vogël
Next post Kadilli: Më 13 qershor fitoj unë, askush nuk ka asgje të re