
Greqia do të paguajë 150 euro për të rinjtë që vaksinohen
ATHINË– Duke nisur nga 15 korriku, Greqia ka vendosur të japë 150 euro për të rinjtë që vaksinohen.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e neglizhencës së qytetarëve dhe uljes sv vigjilencës ndaj pandemisë. Gjithashtu në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë, ritmi i vaksinimit në Greqi ka rënë në 85.000, ndaj qeveria ka vendour të paguajë të rinjtë nën 26 vjec që vaksinohen.
Kjo gjë është shoqëruar me shumë diskutime, ku një pjesë e qytetarëve ranë dakord me këtë vendim, pasi mund ti shpenzojnë paratë për gjëta të ndryshme. “Ideja është e mirë. Kështu mund të kaloj një fundjavë në ndonjë ishull”, thotë një 20-vjeçare.
Pjesa tjetër e kundërshtuan duke e cilësuar si paturpësi dhe si rryshfet. “Kjo është paturpësi. Ne jemi vaksinuar, sepse e menduam se ishte e drejtë. Nuk kishim nevojë për shpërblim”, thote 24-vjecari.
Gjithashtu qeveria ka njoftuar se do të ketë diferencime të tjera për personat e vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.