
Pika kufitare e Kapshticës
KORÇË– Afati i mbylljes së pikës kufitare të Kapshticës është shtyrë deri më 7 qeshor.
Ambasada greke ka lajmëruar se do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa deri më 7 qeshor.
Pavarësisht rënies së numrit të infektimeve me COVID-19, Greqia ka vendosur që vetëm një numër prej 400 personash do të lejohen të kalojnë, si edhe punonjësit sezonalë.
Ky vendim pritet të jepet sot, ndërsa Drejtoria e Kufirit ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.