
Momenti i ndjekjes së turistëve nga pronarët e hotelit. Pamjet Brryli Broadway
HIMARË– Një familje pushuese në jug të vendit dhe pronarja e hotelit ku ata po qëndronin, janë përfshirë në një konflikt në lidhje me kushtet e akomodimit.
Çifti bashkë me vajzën e tyre të vogël kishin prenotuar për tre ditë në një hotel afër bregdetit të Livadhës për pushimet e tyre. Ata kishin prenotuar për ditën e premte, të shtunë e të diel, por më pas kishin kërkuar që të akomodoheshin që ditën e enjte.
Pasi qëndruan për dy ditë, familja vendosi të largohej pasi sipas tyre, kushtete e hotelit nuk ishin të mira. Ata do të largoheshin ditën e shtunë duke paguar për ditët që kishin qëndruar.
Pronarja e hotelit i ka kundërshtuar dhe nuk i ka lejuar të largohen duke thënë se ata kishin prenotuar hotelin deri ditën e diel, ndaj duhet të bënin pagesën.
Pronarja e hotelit e ka ndjekur familjen deri në rrugën e Himarës dhe kur sheh se po filmohej nga ata, ajo i ka akuzuar se kishin djegur çarçafët e dhomës në të cilën po qëndronin e i ka kërkuar të paguanin dëmin.
Ndërkohë, çifti njoftoi policinë, e cila erdhi pas pak çastesh. Pushuesit denoncuan në policinë e Sarandës pronaren e hotelit për kërcënimet dhe ndalimet që i bëri.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.