Hulumtimi: “Shtetësia” (angazhimi) në rrjetet sociale; termi, ndikimi, arsyet dhe efektet

Koha e leximit1 minuta, 47 sekonta

Zhvillimi i vrullshëm teknologjik krahas ndikimit që pati në fushën e marketingut dhe biznesve respektive, dha mundësinë edhe të krijimit të hapsirave individuale.  Rrjetet sociale, por jo vetëm, kanë sjellë hapsira të mëdha të “ambjenteve” online për të shprehur mendimet personale, talente, dhunti, etj, qofshin këto individë publikë ose jo, të formuar ose jo. Avancimi teknologjik ka krijuar edhe një angazhim më të madh të personave, të cilët i shfrytëzojnë këto rrjete për të ndarë mendimet me të tjerët, komunikuar, ndarë apo shprehur një revoltë. Shpejtësia e evoluimit të teknologjisë, i ktheu personazhe të ndryshme në faktorë ndikues për masat dhe ndjekësit e tyre. Revolta apo interpretimin e gjërave u zhvendos nga sheshet, në rrjetet sociale, ku çdokush i cili ka diçka për të thënë apo treguar, vrapon për të kapur sa më shpejt një smartfon, laptop, etj, dhe për ta ndarë atë.

Bëhet fjalë për individë të cilët ndiqen nga dhjetëra, qindra, mijëra apo miliona veta. Janë pikërisht këta influencer (individ që ka aftësinë për të nxitur një sjellje) të cilët në një moment të caktuar janë të aftë që këtë ndjekje në rrjetet sociale ta “veshin” sipas asaj që ato duan. Këtu mund të themi për mendime personale, shitje produkti, gjuhë urrejtje, etj. Ata kanë fuqinë të ndikojnë në sjelljen, të menduarit dhe madje edhe bindjet e personave të cilët i ndjekin.

Studiuesit e lidhin këtë angazhim kryesisht me marketingun të cilin e konsiderojnë në thelb të njëjtë me qëllime, por të zbatuar me mjete të tjera. Ky lloj marketingu paraqitet duke mbrojtur ide, mendime, produkte, nisma, protesta apo ngjarje të ndyshme. Ekspertët, këtë trend të ri marketingu e kanë zëvëndësuar me fjalën “ndikues”, fjalë e cila vitet e fundit ka gjetur përdorim të shumtë, referuar fjalorit të “Oksfordit”. Studiues të tjerë e kanë cilësur këtë angazhim në rrjetet sociale me konceptin e “qytetarisë së rrjeteve sociale” (social network citizenship (SNC)).

Në këtë hulumtim trajtohen një sërë studiuesish të cilët i japin një pasqyrim dhe krijojnë një tablo më të qartë të angazhimit qytetar në rrjetet sociale, ndikimit, konvertimit dhe ndikimi që kanë në publik.

Kliko për të lexuar hulumtimin e plotë: “Shtetësia” (angazhimi) në rrjetet sociale

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Revista e modës ”Elle” ndalon zyrtarisht publikimin e produkteve prej gëzofit të kafshëve
Next post Shkencëtarët paralajmërojnë: Mos e rregulloni shtratin në mëngjes kur zgjoheni