
Montazh
TIRANË– Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën me 2 vite burg dhe 5 vite largim nga funksionet politike për ish-krye prokurorin Adriatik Llalla.
Në seancën gjyqësore më 20 maj, Gjykata do vendosë nëse do e pranojë ose jo pretencën nga Prokuroria e Posaçme.
Adriatik Llalla akuzohet për “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 e akuzoi për fshehje së pasurisë, shpërdorim të detyrës dhe pastrim të parave.
Pas hetimit 2 vjeçar, në datën 4 mars, Llalla u mor i pandehur nga Peokuroria e Posaçmekundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.