
Foto ilustruese (Arkiv)
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Valiasit, ku shtetasi 50-vjeçar K.B është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një banese ku po punonte.
Shtetasi K.B ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit H.H, kur rreth orës 09:15 ka rënë aksidentalisht nga lartësia e kësaj banese. Punëtori është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.