
Foto ilustruese
TIRANË– Gjatë një konflikti ditën e sotme midis dy personave në Shkozë, një 30 vjeçar është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital nën kujdesin mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi S.K ka plagosur me thikë shtetasin O.M, 30 vjeç. Ai u dërgua menjëherë në spital, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.