
VLORË- Pasditen e kësaj të marte një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se banesa ndodhej në lagjen 28 Nëntori në Vlorë dhe si pasojë e flakë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ka ndërruar jetë një e moshuar.
Gjithashtu mësohet se e moshuara ishte e paralizuar, dhe jetonte e vetme.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.