
Montazh
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ditën e sotme me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
GJKKO, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Ndërkohë mësohet se Adriatik Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror. Llallës i është sekuestruar edhe një apartament në qytetin e Durrësit.
Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.
Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.