
Makina e përmbysur në kanal. Pamjet Report Tv
LUSHNJE– Si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Lushnje, kanë humbur jetën 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Shtetasi Xhezmi Oshafi, banues në Berat, ka qenë duke drejtuar automjetin e tij “Toyota”, në rrugën dytësore Kolonjë- Bubullim, kur ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin me ujë.
Aty ai ka ndërruar jetë, së bashku me vajzën e tij 25-vjeçare të ndodhur në makinë.
Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Sot ne dat 14.05.2021 rreth ores 13: 00 ne rrugen dytesore Kolonj-Bubullim sapo del nga rruga kryesore interurbane Fier – Lushnje ne uren e fshatit bubullime ne uren e kanalit te misarit automjeti tip toyota me targa AA 524VP me drejtues mjeti shtetasin Xhezmi Oshafi banues ne Kuc Berat ka dal nga rruga pa shkak dhe eshte permbysur ne kanalin me uje . Si pasoje ka gjetur vdekjen nga mbytja drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetesja e pa identifikuar e moshes rreth 25- 30 . Ne vendngjarje po kryhen veprimet hetimore per zbardhjen e rrethanave”- thuhet në njoftimin e policisë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.