I moshuari dogji gruan me benzinë; Basha lë nam sërish, ngatërron vendin e ngjarjes

Koha e leximit44 sekonta

TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër, ku burri dogji gruan me benzinë, Lulzim Basha ka reaguar duke dënuar fenomenin, por në shkrimin e tij ngatërroi vendin e ngjarjes, duke përmendur një qytet tjetër.

Në “Twitter”, kryedemokrati e cilësoi ngjarjen si një krim të tmerrshëm, por ngatërroi qytetin e Gjirokastrës me atë të Korçës. Pas pak minutash, Basha e fshiu postimin për ta rregulluar më pas.

“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Korçë. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkroi Basha.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Rama vazhdon presionin ndaj vendeve që nuk pranuan “mini-Shengenin”: Boll me këtë na ftuan nuk na ftuan
Next post SPAK në Bashkinë e Tiranës, hetohen miliardat që blenë mbështetjen publike (nuk zhgënjen Eli Fara dhe EuroNews Albania)