
I prekur nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 99 vjeçare Princ Filip
LONDËR– Ditën e sotme ka ndërruar Duka i Edinburgut, Princ Filipn njëkohësisht bashkëshorti i Mbretëreshë Elizabeth.
Princ Filip ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.
Lajmi ka ardhur nga familja mbretërore ku me keqardhje është njoftuar vdekja e Princ Filip.
“Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur”.
Mbretëreshë Elizabeth dhe Princ Filip janë martuar në vitin 1947 dhe bashkë kanë 4 fëmijë, 8 nipër dhe mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.