I shpallur në kërkim, Moisi Habilaj ndërmjetëson transportin e drogës mes 2 shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit italian

Koha e leximit1 minuta, 57 sekonta

Moisi Habilaj, i dënuari me 15 vite burg dhe i shpallur në kërkim ende vijon të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. Mësohet se ai është personi që bën ndërmjetësimin e drogës midis 2 shqiptarëve të arrestuar dhe italianit Natalino Niza të Cosa Nostra.

Ulian Hoxhaj dhe Indrit Karafili janë 2 shqiptarët e arrestuar ditën e djeshme në Itali dhe nga përgjimet brenda një automjeti rezultoi se ata komunikonin me Habilaj për t’i dërguar Natalino Niza 30-40 kg kanabis, të kërkuara prej tij.

“Nga përgjimet e policisë italiane më datë  9 prill 2019 është regjistruar një dialog brenda një automjeti të tipit “BMW X3”, i cili lëviz nëpër rrugët e Katanias. Brenda makinës ndodhen tre persona: dy trafikantët shqiptarë Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata diskutojnë për biznesin, furnizimet e drogës dhe çmimet, por gjithashtu për një farë Moisiu dhe një miqësi të veçantë të lindur në korridoret e burgut të Bicocca”, shkruajnë mediat italiane.

Nga përgjimet e bëra, mësohet se  Natalino Nizza kishte interes për të bashkëpunuar me shqiptarët rreth drogës dhe me Habilaj kishin një miqësi të ngushtë, madje ai dinte shumë sekrete të biznesit të tij të drogës.

“Përgjimet zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të ndërmerrte një marrëdhënie të qëndrueshme për blerjen e marijuanës me shqiptarët, e vlerësuar fillimisht në 30 ose 40 kilogramë, e destinuar qartë për të furnizuar sheshet e shpërndarjeve. Ndërmjetësi, i cili sipas hetuesve do të kishte shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Natalino Nizzas, duket se di shumë sekrete të biznesit të drogës dhe më gjerë. Në dialog ai gjithashtu përmend Habilajn në lidhje me një vizitë në Catania, nga gruaja e dytë e Moisiut, dhe marrëdhëniet e pretenduara midis djalit të trafikantit të drogës dhe vetë Nizzas”, citojnë mediat italine.

Moisi Habilaj është trafikanti i shumëpërfolur i drogës, i cili u arrestua në tetor të 2017-ës dhe u dënua me 15 vite burg, por në 9 janar 2021 ai u arratis.

Ai akuzohet për veprat penale trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal. SPAK kishte kërkuar 15 vite burg për të, por  Gjykata Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit e ka dënuar me 10 vite burg. Habilaj u dënua pasi u kap me një sasi prej 4 ton kanabis, të cilën e kishte fshehur në një vilë dykatëshe.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Maqedonia e Veriut: Dështimi i radhës i shërbimeve sekrete të Putin
Next post Kryeministri Edi Rama flet rreth shpalljes “non grata” të Berishës