
I shpallur në kërkim për 262 kg kanabis, arrestohen 21-vjeçari Vlorë
Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për 262 kg kanabis që u gjetën gushtin e vitit të kaluar në Vlorë ja rënë në prangat e policisë.
I arrestuarit akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike’’, ‘’Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhje e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim.
K. K., 21 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’’, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhja e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin gusht të vitit të kaluar, së bashku me shtetasit F. K., 45 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit F. K. u gjetën dhe u sekuestruan 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje.
Gjithashtu, gjatë operacionit, në gusht 2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë që janë shpallur në kërkim.
/abcnews.al/
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.