IKMT nis në Velipojë dhe Ksamil operacionin për prishjen e ndërtesave pa leje

Koha e leximit37 sekonta

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur në Velipojë dhe Ksamil operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

IKMT njoftoi se në Velipojë do të shemben 15 objekte, 2 nga të cilat janë në zonën bregdetare. Deri tani situata raportohet e qetë, ndërkohë procesi po ndiqet edhe nga zv.ministri, Besfort Lamallari.

Për Ksamilin u njoftua se do të shemben 30 objekte. Mësohet se nuk ka pasur reagime të forta nga pronarët, madje disa prej tyre kanë filluar ti shembin vetë objektet. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të forta apo jo, pasi disa objekte janë mbi 2, 3 ose 4 kate.

Pas mbarimit në Velipojë dhe Ksamil, operacioni do të vijojnë dhe në vendet e tjera.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Më 10 qershor do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor
Next post Vrasja e Kudret Saliaj/ Flasin fëmijët e çiftit: Mami na godiste, na ka thënë do ju vras, i dërgonte dikujt mesazhe dashurie