Insituticonet shtetërore drejt aplikimit me detyrim të vaksinës; e para bëhet Shkolla e Magjistraturës

Koha e leximit1 minuta, 44 sekonta

TIRANË–  Shkolla e Magjistraturës ka vendosur si kusht vaksinimin për studentet dhe kandidatët për magjistratë që duan të zhvillojnë mësimin në auditore.

Në një njoftim në “Facebook”, institucioni ka njoftuar se cdo kandidat duhet të depozitojnë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë prezent në auditorë, duke nisur nga data 4 tetor e në vijim.

“Njoftohen te gjithë kandidatet për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, te marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-COVID. Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim.  Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç”, thuhet në njoftimin e Shkollës së Magjistraturës.

Më pas, Shkolla e Magjistraturës ka sqaruar se kjo vlen për të gjithë ata kandidatë që duan të jenë pjesë e auditorëve, ndërsa pjesa tjerët që nuk preferon të vaksinohet, mund ta ndjeki mësimin online.

“Njoftimi i mësipërm nuk mbart detyrueshmëri për personat të cilëve ju drejtohet. Ai lidhet vetëm me mundësinë e ndjekjes se mësimit ne auditor për shkak të kushteve infrastrukturore të ndërtesës dhe auditorëve të Shkollës së Magjistraturës.  Është në zgjedhjen e çdo kandidati nëse do të preferoje ndjekjen e mësimit ne auditor ose online, në varësi të vaksinimit. Shkolla ka praktikuar dhe mund të praktikoje procesin e mësimit hibrid sipas skemave që zhvilloi në vitin akademik që kaloi”, ka njoftuar Magjistratura”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit pranë qendrave shëndetësore  apo në pikat e vaksinimit të përqendruar. Për personat që nuk munden, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë në territor për t’iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinës ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve: Aktualisht janë 6 vatra aktive
Next post Makina përplas patrullën “Shqiponja”, lëndohen efektivët e policisë