
Tritan Shehu
TIRANЁ- Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu, kritikon ashpër “çfaqjen” e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me vaksinat e siguruara nga Kina.
Shehu shprehet se shqipëtarët meritojë vaksina me standarte europiane dhe se sjellja e vaksinave ruse dhe kineze është lojë e kryeminstrit.
Ndër të tjera ish-ministri i shëndetësisë shprehet se të tilla veprime teatrale, mund të kenë kosto shumë të larta mbi qytetarët, që ndodh vetëm në diktaturë.
Shqiptaret meritojne ato standarte vaksinash si dhe gjermanet, francezet, italianet…standartet e BE!
Rama nuk mund t’i trajtoje ndryshe shqiptaret, duke bere “cfaqje” elektorale per te fshehur deshtimin e tij ne sigurimin e vaksinave te certifikuara nga EMA, FDA apo Agjensia britanike!
Apo akoma me keq kur pak jave me pare ishte ai vete e ai Komitet, qe perbetoheshin se shqiptaret do te merrnin vetem vaksina te certifikuara nga EMA apo FDA…genjeshter me bisht kjo tashti!
Shqiperia ne “sigurine medikantoze” duhet te ndjeke rregullat e BE, certifikimet e saj.
Aq me shume kjo eshte e domosdoshme per vaksinat Covid, qe jane produkte te pa provuara e konsoliduara ne afate disa vjecare kudo ne Bote.
“Loja” e Rames duke sjelle vaksina ruse nga Emiratet, kineze nga Turqia, apo dhe ato 970 doza “Pfizer” pa origjne, eshte e rrezikeshme aktualisht dy fish, se hap precedenca akoma me shkaterruese per sistemin tone farmaceutik ne perspektive edhe si “importe paralele”, pra kontrabande.
Vaksinat ruse e ato kineze akoma nuk jane certifikuar nga ato agjensi, qe garantojne sigurine farmakologjike ne BE e Bote, askush sot nuk mund te behet garant per ato!
Garancia e Rames nuk vlen asnje “grosh”!
Ai mund te garantoje per veten e tij a te dikujt tjeter, por jo per nje shtet, qe ka e duhet te kete institucione pergjegjese, te cilat nuk dihet ku jane strukur, ligje e rregulla shume strikte ne kete drejtim.
Ne keto kushte sjellja e atyre vaksinave per perdorim ne Shqiperi, eshte nje papergjegjeshmeri ekstreme, ndersa duhej pritur ne certifikimin e tyre.
Te tilla veprime e teatralitete qe mund te kene kosto shume te larte mbi qytetaret ndodhin vetem ne diktatura.
Fatmiresisht tones po i vjen fundi, deri me 25 Prill jane vetem 31 dite!
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.