
Pashko Ujka mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një atentati pranë shtëpisë së tij ku u qëllua me armë zjarri silenciator pranë shtëpisë së tij. Burime bëjnë me dije se ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.
Kush është Pashko Ujka
Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka shkoi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.
Në vitin 2009 ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.
Ai ka qenë shënjestër e atentateve dhe dy herë të tjera.
m.v/Abcnews.al
The post Iu bë atentat para shtëpisë, kush është Pashko Ujka, shënjestër e dy sulmeve të tjera, lëvizjet në tre parti appeared first on Abc News.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.